Policia e Kosovës, brenda 24 orëve ka pranuar tri informacione në tri raste të ndara për gjuajtje me armë zjarri në ahengje familjare në fshatin Greme, Slivovë dhe në rrugën “Kadri Zeka” të Ferizajt
Policët e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë identifikuar tre të dyshuarit, të cilët kishin shtënë me armë zjarri, përcjell Arbresh.info.
Siç thuhet në njoftim, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa janë konfiskuar tri armë zjarri ( pistoleta).
Rastet janë cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës”
Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, sepse përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje dhe gëzime familjare mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është e ndaluar me ligj.
“Ndërsa ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat e përdorimit të armëve të zjarrit, të njoftojnë menjëherë policinë, përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 &0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë dhe të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...