Janë gjetur disa mjet shpërthyes në Prizren nga një person derisa ishte duke punuar, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjës kanë dalur njësiti përkatës i FSK-së dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjës tre granata dore dhe rreth 2000 fishekë të kalibrav të ndryshëm.
“Prizren, 13.07.2022 – 15:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse të FSK-së të cilët kanë aktivizuar një granatë dore dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tre (3) granata dore dhe rreth dy mijë (2000) fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...