Tre raste të dhunës ndaj bashkëshorteve janë raportuar në polici në 48 orët e fundit në Prishtinë.
Policia me anë të raportit ditor, ka sqaruar se vetëm në Prishtinë gjatë datave 17 dhe 18 nëntor janë raportuar tre raste të dhunës që burrat kanë ushtruar ndaj grave të tyre.
Në rastin e parë, një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij.
Në rastin e dytë sipas policisë, burri i ka marrë telefonin ish-bashkëshortes së tij dhe më pas e ka sulmuar, ku viktima ka pësuar lëndime trupore.
Në rastin tjetër, gjatë ditës së djeshme, policia ka arrestuar burrin i cili kishte kërcënuar e më pas edhe rrahur bashkëshorten e tij.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...