Përfaqësuesit e fshatrave Zllatar, Dardani dhe Mirosalë të Komunës së Ferizajt nëpërmjet një shkrese po e kundërshtojnë Projektligjin për financimin e Radiotelevizionit Publik të Kosovës, me arsyetim se që nga paslufta nuk është i shtrirë rrjeti tokësor i transmetimit nëpër këto fshatra.
Ndërkaq, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka marrë vendim që qytetarët nëpërmjet faturave të rrymës do të paguajnë nga 2.5 euro për të siguruar financimin e Televizionit Publik. Kjo çështje ka nxitur edhe reagimet e subjekteve politike dhe të shoqërisë civile, shkruan sot “Koha Ditore”.
Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar të Komunës së Ferizajt, nëpërmjet një shkrese ka thënë se është e padrejtë të paguajnë një taksë për të cilën asnjëherë nuk marrin shërbime. Sipas tij, deri më 2010-n RTK-ja ua ka marrë qytetarëve të këtyre fshatrave 376 mijë euro pa e shfrytëzuar asnjë shërbim të tyre.
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...