Gjiganti metalurgjik Trepça ka bërë një hap historik në procesin e rimëkëmbjes dhe rikthimit të kapaciteteve të saj industriale.
Për herë të parë pas përfundimit të luftës, kompania ka njoftuar fillimin e procesit të lirimit të pronave në Zonën Kadastrale Hajvali, pas përfundimit të fazës së kthimit të tyre nën menaxhimin e Trepça Sh.A.
Sipas njoftimit , rreth 11 hektarë tokë, me një vlerë prej afërsisht 23 milionë euro, po i rikthehen kësaj kompanie strategjike të Kosovës.
“Ky është vetëm fillimi i procesit të rikthimit të pasurisë së Trepçës dhe vënies së saj në funksion të zhvillimit e të ardhmes së ndërmarrjes”, thuhet në njëoftim.
Trepça Sh.A. njofton se së shpejti kjo pronë do të ofrohet për shfrytëzim të përkohshëm.
“Palët e interesuara do të ftohen zyrtarisht për të aplikuar, në përputhje me procedurat ligjore dhe parimet e transparencës”, thuhet në njoftim.
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...