Treni godet veturën në Ujmir të Klinës, gjashtë persona të lënduar

19:13 | 11 Tetor 2021

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi një tren e ka goditur një veturë në fshatin Ujmir të Klinës.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Pjesës, Driton Rugova tha për arbresh.info tha se të lënduari janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës.

“Rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore. Rasti ka ndodhur në fshatin Ujmir të Klinës”, tha Rugova./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara