Një veturë e cila ka qenë e parkuar afër hekurudhës në Ferizaj, është goditur nga treni të mërkurën. Kjo veturë e cila i përkiste një firme ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa për fat të mirë në momentin e goditjes në makinë nuk ka pasur njeri.
Dëshmitarët e kësaj skene kanë thënë se fillimisht është dukur se treni po e zvogëlon shpejtësinë, por më pastaj ka vazhduar dhe ka goditur makinën.
Kjo ngjarje e ka shqetësuar pronarin e veturës Njazi Sylën, ndërsa ka reaguar edhe Forumi Politik i të Rinjve, i cili përmes një komunikate ka kërkuar nga komuna dhe ndërmarrja për menaxhimin e hekurudhave që urgjentisht të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar qarkullim të sigurt të qytetarëve dhe automjeteve nëpër hekurudhë./arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump