Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për një aktgjykim të dytë brenda dy ditësh, i cili anulon njoftimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë.
Sipas OEK-ut, ky zhvillim tregon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë kur kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive të ZRrE-së.
“Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon të gjitha bizneset që ndihen të cenuara nga ky vendim që të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Çdokush që ka nevojë për asistencë, brenda Odës është themeluar një ekip juristësh që do të ndihmojë në draftimin e akteve kundër njoftimit të ZRrE-së”.
Kjo odë i bën thirrje ZRrE-së që ta pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë, siç thotë përpara se të krijohen pasoja edhe më të mëdha për biznesin, ekonominë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
Të martën, po kjo odë njoftoi se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...