Tre zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, Vlora Çitaku dhe Enver Hoxhaj kanë qëndruar për vizitë në qytetin e Trevisos ku kanë takuar kreun e këtij qyteti Mario Conten.
Në këtë takim kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të komunave dhe integrimin e mërgatës shqiptare në shoqërinë italiane.
“Në Itali, së bashku me Vlorën, Enverin, Bedri Sukën dhe Admir Zogajn patëm nderin dhe kënaqësinë që ta takojmë kryetarin e qytetit të Trevisos, z.Mario Conte, me të cilin bashkëbiseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, për kontributin e mërgatës tonë dhe integrimin në shoqërinë italiane.
Shprehëm falënderimin tonë ndaj Italisë, për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe të integrimit evropian”, ka shkruar Reçica në Facebook. /arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?