Komuna e Prishtinës ka përuruar sot një mural të dedikuar Vjosa Berishës, themelueses dhe drejtoreshës së ndjerë të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë.
Në ceremoninë e organizuar mori pjesë edhe kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, i cili vlerësoi kontributin e Berishës në zhvillimin e kulturës dhe artit në Kosovë.
Muralin, i vendosur në një hapësirë publike të Prishtinës, e realizuan artistë vendorë si shenjë nderimi për trashëgiminë që Vjosa Berisha la pas në industrinë e filmit dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare./Arbresh.info

Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...