13 marsi do të thotë tre vjet nga dy rastet e para me virusin COVID – 19 në Kosovë.
Për këtë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se në këtë periudhë tre – vjeçare, ka ndodhur shumëçka në jetën e të gjithëve, përcjell arbresh.info.
“Sot më 13 mars, para tre viteve, patëm njoftuar për dy rastet e para të corona virusit në Kosovë. Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit përgjatë kësaj kohe. Shumëkush u ndikua në mënyrë dramatike. Në sytë dhe mendjet e të gjithëve janë fytyrat dhe emrat e mjekut apo mjekes që u gjend para secilit pacient, në ato çaste të ankthit, pasigurisë dhe vështirësive shëndetësore”, ka shkruar Vitia.
Tutje, Vitia ka thënë se është falënderues për të gjithë mjekët që rrezikuan jetën e tyre për qytetarët.
Si kurrë më parë të gjithë ju ishim falenderues për çka bënë për qytetarët. U jemi falenderues përjetë personelit shëndetësorë. I mbrojtën jetët e secilit duke vënë të tyren në dispozicion”, tha ai./arbresh.info
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...