Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit F.V.
Zyra për media e kësaj gjykate ka njoftuar se i akuzuari F.V është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 3 (tre) muaj për veprën penale Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur nga neni 379 par. 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale Mosdhënja e ndihmës personave të lënduar në fatkeqësi komunikacioni nga neni 328 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të akuzuarit F.V sipas njoftimit ju ka shqiptuar edhe dënimi plotësues marrja e lejes së vozitjes si dhe ndalimi i marrjes së lejes së re në afat prej dy vitesh pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“I akuzuari F.V është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 15.04.2014, rreth orës 21:15 në Prishtinë, kishte drejtuar veturën e tij nën ndikim të alkoolit dhe në atë mënyrë që duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju kushtuar kujdes të duhur pjesëmarrësve në komunikacion e kishte goditur këmbësorin V.A dhe si pasojë e lëndimeve të marra i ndjeri kishte ndërruar jetë në QKUK-ë:, thuhet në njoftim.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civilo-juridik.
Rasti ka qenë i kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit të Kosovës./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...