Tre vjeçari Besim Kurtolli niset për shërim në Gjermani (Video)

22:11 | 19 Shtator 2016
Arbresh.info

Përshëndetjet me vëllanë e sëmurë dhe prindërit që po u nisen për në Gjermani janë shumë të vështira për Eminën, Almondën, Erletën dhe Endritën, njofton Klan Kosova.

 Katër motrat e trevjeçarit Besim Kurtolli që të hënën nga aeroporti “Adem Jashari”  u nis për  shërim po duan që ky të kthehet i shëruar.

 E sa e kanë të madhe dhimbjen për më të voglin e familjes Kurtolli  ato edhe shpresat për shërimin e tij i kanë të mëdha.

 Të njëjtën dëshirë e ka edhe motra tjetër e Besimit, Endrita.

Besimi  nga Majaci i Podujevës vuan nga një sëmundje tejet e rëndë e veshkave dhe mëlçisë.

Tre vjeçari nën shoqërimin e prindërve dhe mjekëve, me një aeroplan ambulantiv që erdhi nga Boni, u transferua në një spital gjerman pasi shërimi në Kosovë qe i pamundur.

Pas kësaj këngëtari Labinot Tahirti ka ndërmarr një aksion për grumbullimin e parave ku edhe ka grumbulluar për pak dit shumën prej 250 mijë eurove, mjete këto të mjaftueshme që Besim Kurtolli të shërohet në Gjermani.

Me të gjitha detajet, më poshtë mund ta ndiqni kronikën e përgatitur nga gaztarja Dafina Jegeni.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=2pgXs4fHWvU]

Shpërndaje në rrjete sociale