Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 17:15 mes tri veturave, rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Sllatinë.
Për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se zytarët policorë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin në fjalë.
“Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime”.
“Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje”, u shpreh Krasniqi.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë