Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi e cila tha se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet.
“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse”, konfirmoi Rexhepi.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër