Tre persona e dyshuar si të prekur me koronavirus në Kosovë kanë ardhur nga Italia.
Kështu është bërë e ditur në një postim në faqen zyrtare të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), shkruan arbresh.info.
Aty thuhet gjithashtu se të dyshuarit janë një 69 vjeçar jo kosovar i cili ka qëndruar në Itali, dhe dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia
“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për coronavirus.
Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali.
Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.
Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.
Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara”, thuhet në njoftim.
Në Kosovë janë raportuar edhe disa raste të tjera si të dyshuara me koronavirus por të gjitha kanë rezultuar si negative./arbresh.info/
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...