Tre shqiptarë zgjidhen ministra në qeverinë e re të Malit të Zi

09:05 | 31 Tetor 2023
A Z

Kuvendi i Malit të Zi ka zgjedhur qeverinë e re në krye me kryeministrin Milojko Spajiq.

Pro qeverisë së Spajiqit ishin 46 deputetë, 19 ishin kundër ndërsa një deputet abstenoi.

Vend në qeverinë e re malazeze kanë zënë edhe tre shqiptarë, ku zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik është emëruar Nik Gjeloshaj, shkruan Vijesti.

Shqiptarët në këtë qeveri udhëheqin edhe me dy ministri, atë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në krye me Fatmir Gjekën dhe Marash Dukajn i cili është emëruar ministër i Administratës Publike.

Qeveria e Spajiqit në total ka 18 ministri ndërsa pesë zëvendëskryeministra.

Përbërja e Qeverisë së 44-të :

Zëvendëskryeministri për Siguri, Politikë të Brendshme, Evropë dhe Punë të Jashtme – Aleksa Beçiç, MSc

Zëvendëskryeministri për sistemin politik, gjyqësorin dhe kundër korrupsionit – Momo Koprivica, MSc

Zëvendëskryeministri për Punë, Arsim, Shëndetësi dhe Çështje Sociale – Dr. Srđan Pavićević

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Nik Gjeljošaj

Zëvendëskryeministri për Demografinë dhe Rininë dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë – Dragoslav Šćekić

Ministri i Punëve të Jashtme – Dr. Filip Ivanoviç

Ministri i Transportit dhe Punëve Detare – Filip Raduloviç

Ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore – Janko Odoviç

Ministrja e Çështjeve Evropiane – Maida Gorçeviç

Ministri i Financave – Novica Vukoviç

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit – prof. Dr.Angjela Jakshiç Stojanoviç

Ministri i Drejtësisë – Andrej Miloviç

Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Naida Nishiç

Ministri i Shëndetësisë – Dr. Vojislav Šimun

Ministri i Energjisë dhe Minierave – prof. Dr.Sasha Mujoviç

Ministri i Punëve të Brendshme – Danilo Sharanoviç

Ministri i Mbrojtjes – Dragan Krapoviç

Ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut – Vladimir Martinovic

Ministre e Kulturës dhe Mediave – Tamara Vujoviç

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave – Vladimir Jokoviç

Ministri i Administratës Publike – Maraš Dukaj

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve – Fatmir Đeka