Tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës përplasen nga një veturë

11:22 | 23 Korrik 2019
A Z

Një veturë ka aksidentuar tre punëtorë të autostradës, derisa të njëjtit po kujdeseshin për mirëmbajtjen e autostradës “Ibrahim Rugova”.

“Autostrada km 56 drejtimit Prizren-Prishtinë 22.07.2019 – 15:05. Është shoqëruar në stacionin policor vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me veturë nga pakujdesia ka goditur tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës meshkuj K-Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas konfirmimit të mjekut kujdestar gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Tutje, policia ka njoftuar se, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari që ka shkaktuar aksident trafiku është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale