Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), për herë të parë ka filluar të ofrohet trajtimi me metodën moderne të Elektrostimulimit të Nervit Vagus (VNS) për pacientët me epilepsi farmakorezistente.
Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social të ShSKUK-së, ku ndër të tjera shkruan se në bashkëpunim me Klinikën e Neurokirurgjisë dhe me mbështetjen e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ( ShSKUK), janë siguruar pajisjet dhe janë përmbushur të gjitha parakushtet për realizimin e këtij trajtimi.
“Me 2 dhe 3 qerhor 2025, janë trajtuar me sukses 3 pacientët e parë, të përzgjedhur nga ekipi multidisiplinar i Klinikës së Neurologjisë, të cilët kanë përmbushur kriteret për implantim”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se ndërhyrja kirurgjike është realizuar në sallën e operacionit të Klinikës së Neurokirurgjisë, nën udhëheqjen e neurokirurgut të njohur nga Italia, Dr. Leonardo Fiori (Ospedale di Lecco “Alessandro Manzoni”), në bashkëpunim me e neurokirurgëve të udhëhequr nga Dr. Besnik Elshani, neurokirurgë të tjerë, si dhe me mbështetjen e ekipës së anestezionit nga Klinika e Anesteziologjisë si dhe monitorimin neurologjik nga Dr. Melihate Pushka.
“Kjo metodë inovative aplikohet tek pacientët të cilët, pavarësisht përdorimit të dy ose më shumë medikamenteve antiepileptike, vazhdojnë të kenë kriza të shpeshta dhe të rënda. Trajtimi me VNS konsiston në implantimin e një pajisjeje që gjeneron impulse elektrike në nervin Vagus, duke ndihmuar në kontrollin më efektiv të krizave epileptike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nottingham Forest shkarkon trajnerin e tretë këtë edicion
Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Kon...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e policit M...
Protesta të mëdha në Argjentinë kundër reformave të punës, p...
Kush janë 16 kandidatët që do t’i zëvendësojnë ministrat në ...
Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulë...