Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për arbresh.info se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësorë.
Ahmeti ka shtuar gjithashtu se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 13:00 në afërsi të Institutit të Shëndetit Publik, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kane qene dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësorë. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...