Tre muaj pasi u rregullua, shkatërrohet parku i lojërave në Kodrën e Diellit

10:14 | 19 Gusht 2019
A Z
Pavarësisht iniciativave për të krijuar kënde argëtuese e rekreative për fëmijët, ato shpesh janë dëmtuar nga vet qytetarët.

Para tre muajsh në rrugën “Armend Daci” në Kodrën e Diellit u vendosën lodrat e reja për me të vegjlit, ku ata do të kishin mundësinë të luanin e të kalonin kohë me moshatarët e tyre, por tani gjendja e këtij parku është në gjendje të tmerrshme.

Vrojtuesit e Lagjes kanë publikuar një fotografi ku shihet ky park tërësisht i shkatërruar.

Shpërndaje në rrjete sociale