Përfaqësuesit e Trafikut Urban dhe ata të transportuesve privatë në Prishtinë do të takohen sonte në orën 18:00.
Në këtë takim ata pritet të vendosin nëse do të kthehen në punë nga e mërkura, nesër, pasi që Komuna e Prishtinë dhe Ministria e Financave kanë njoftuar se sot janë alokuar një pjesë e të hyrave vetanake të Komunës.
Takimin e ka konfirmuar kryeshefi i Trafikut Urban Qëndrim Vitija dhe kryetari i Sindikatës së linjave private, Avdyl Brajshori.
Vitija ka thënë se për borxhet që u ka Komuna nuk mjaftojnë vetëm 2.7 milionë eurot e alokuara deri tani.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka njoftuar se kanë nisur të kryejnë pagesat e borxheve pas alokimit të pjesshëm të mjeteve nga Ministria e Financave.
Më herët, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Komunës së Prishtinë i janë alokuar 2.7 nga 25 milionë euro sa janë në total të hyrat vetanake të vitit 2024.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...