Trafiku Urban u është rikthyer në shërbim qytetarëve nga sot.
“Pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA ju njofton se nga nesër, më datë 03 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik.”, thuhet në njoftim.
“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes.”, thuhet tutje.
Mes të tjerash, Trafiku Urban shpreh keqardhje për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik teksa i kanë falënderuar për mirëkuptimin e treguar./Arbresh.info/
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...