Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka filluar sot programi i trajnimit profesional për të dënuarit, i zhvilluar në bashkëpunim me Qendrën për Aftësime Profesionale në Pejë.
ShKK njofton se në këtë program janë përfshirë gjithsej 36 të dënuar, të cilët janë regjistruar në katër profile profesionale: Hidroinstalues (10), Metalepunues (10), Zdrukthtarë dhe Muratorë.
“Trajnimi zhvillohet në punëtoritë e Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe monitorohet nga ekspertët e Qendrës për Aftësime Profesionale.
Në përfundim të programit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata zyrtare, të njohura nga sistemi i aftësimit profesional. Ky program synon të aftësojë të dënuarit me profesione konkrete, duke u ofruar mundësi reale për punësim dhe riintegrim shoqëror pas përfundimit të vuajtjes së dënimit”, thuhet në njoftimin e ShKK-së./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...