Kryetarja OJQ ‘Lëvizja Evropiane’ dhe ish-deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, tha se deri tash nuk është zbardhur asnjë vrasje në veri të Mitrovicës dhe se veriu i Kosovës udhëhiqet nga mafia.
Ajo tha se serbët e Kosovës ndihen më të sigurt në Prishtinë, sesa në veri.
Trajkoviq tha se pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, shumë serbë ndihen më të sigurt në Prishtinë, sesa në veriun e Kosovës.
Siç raporton gazeta beogradase “Blic”, këto komente, Trajkoviq i bëri në tribunën me titull “Besimi në Oliverin – Kush po e vret Kosovën”, që u mbajt sonte në Kralevë të Serbisë, e ku debati i është përkushtuar motivit dhe hetimit në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, lider i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” në veri të Mitrovicës, kur edhe pas katër muaj hetimesh, nuk ka asnjë lëvizje, përcjell Telegrafi.Trajkoviq ka thënë se mënyra e hetimit nga fillimi tregoi për rrjedhjen e informacioneve në drejtim të Beogradit.
“Shumë serbë nga Kosova, veçanërisht ne nga enklavat, ndihemi më lirshëm në Prishtinë sesa në veri të Kosovës. Dhe kjo është ajo që është më e frikshme”, tha Trajkoviq.
Një pjesëmarrës tjetër i tribunës, Marko Jakshiq, dhe njëri nga tre këshilltarët komunalë të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, në Komunën e Mitrovicës së Veriut, tha se janë bërë përpjekje që hetimeve t’u jepet drejtim tjetër duke bërë që zyrtarët policorë të cilët kanë prekur gëzhojat e fishekëve në vend të krimit t’i ndërlidhin me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
“Dy palët po hetojnë dhe po e bëjnë punën keq. Dhe sikur e ndihmojnë njëri-tjetrin, që vrasësi dhe porositësi të mos zbulohen”, tha Jakshiq. /Telegrafi/
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin