Kompania e hekurudhave Trainkos Sh.A. ka njoftuar se studentët mund të përfitojnë zbritje prej 50% në udhëtimet me tren.
Për të përfituar nga kjo zbritje, Trainkos njofton se studentët duhet të posedojnë ID kartelën e fakultetit për vitin akademik aktual ose fletëpagesën e semestrit për vitin përkatës.
Ndërsa studentët e diplomuar (absolventët) që janë të liruar nga pagesat duhet të kenë vërtetim nga fakulteti që dëshmon statusin e tyre për vitin akademik përkatës.
Në rastet kur studentët nuk kanë ID kartelë nga fakulteti, ata duhet të sigurojnë një vërtetim zyrtar nga fakulteti që dëshmon statusin e tyre si studentë.
Nga kompania Trainkos bëhet e ditur se këto kërkesa kanë për qëllim të sigurojnë transparencë dhe verifikim të saktë të statusit të studentëve që përfitojnë nga lehtësia e udhëtimit.
“Falënderojmë studentët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre,” thuhet në njoftimin e Departamentit të Transportit të Udhëtarëve të Trainkos Sh.A.
Ky vendim synon të lehtësojë udhëtimet e studentëve drejt qyteteve të ndryshme të Kosovës, duke mbështetur qasjen më të lirë dhe të qëndrueshme në transport publik
G7 shqyrton lirimin e rezervave emergjente të naftës për të ...
Rashiq kërkon falje, thotë se ngatërroi deklaratën për Manas...
Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokr...
Kurti: Demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gratë janë të ...
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...