Koalicioni për Familjen u ka shprehur ngushëllime familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina me rastin e ndërrimit tragjik të jetëve të djemve të tyre nga shembja e një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ata njoftojnë se kanë anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore për sot, shkruan Arbresh.info.
“Shprehim ngushllimet më të thella për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina me rastin e ndërrimit tragjik të jetëve të djemve tanë e të tyre duke e lutur Zotin e Madhërishëm që t’ua shton durimin dhe besimin, të merr në ngrohtësin e tij shpirtrat e të rinjëve dhe të zbutë me mëshirën e tij dhembjen e pamatshme të gjithë Kosovës e Shqiptarisë. Njoftojmë opinionin që me rastin e kësaj ngjarje të rëndë e tragjike me përmasa kombëtare kemi anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Në raportin 24 orësh të policisë tha se objekti është shembur në rrethana të panjohura.
Tragjedia në fshatin Jabllanicë të Gjakovës ndodhi të shtunën rreth orës 23:00.
Sipas policisë, dy nga viktimat i përkasin moshës 15-vjeçare, kurse një i përket moshës 14-vjeçare./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...