Një aksident tragjik ka ndodhur të martën në fshatin Carralevë të Shtimës, ku një burrë 45-vjeç humbi jetën si pasojë e rrokullisjes së traktorit me të cilin po udhëtonte.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se me datën 16.09.2025, rreth orës 09:00, policia në Shtime ka pranuar një informatë për një incident të ndodhur në lagjen “Kastrati” të fshatit Carralevë, Shtime. Është raportuar për rrokullisjen e një traktori, ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës 45 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdheruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”, tha ai./Arbresh.info
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...