Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot nënshkroi Marrëveshjen për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në Londër, e cila do t’i jepet Trafiku Urban, kompanisë komunale të transportit publik në Prishtinë.
Kjo kredi do të përdoret për blerjen e 30 autobusëve, gjashtë prej të cilëve janë autobusë elektrik me bateri dhe njëzet e katër të modelit EURO VI, së bashku me infrastrukturën për karikimin e tyre.
Përmes një komunikate për media nga komuna e Prishtinës, bëhet e ditur se autobusët Euro-VI janë autobusë të rinj me naftë në përputhje me standardin e emetimeve Euro-VI, i cili kufizon emetimet që ata prodhojnë.
“Inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër. Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër. Jemi shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZh”, tha kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër