Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” , në bashkëpunim me përfaqësuesit e punëtorëve dhe sindikatës, ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e rregullt të punës dhe garantimin e shërbimit të transportit publik në Komunën e Prishtinës.
Në një njoftim për media, thuhet se marrëveshja është arritur pas një procesi konsultimesh dhe dialogu të vazhdueshëm ndërmjet palëve, duke shmangur ndërprerjen e shërbimit për qytetarët dhe duke ruajtur stabilitetin operacional të ndërmarrjes.
Sa i përket kërkesave të punëtorëve për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e pagave, menaxhmenti i “Trafikut Urban” ka bërë të ditur se ndërmarrja mbetet e përkushtuar për të ndërmarrë hapa konkretë, në përputhje me mundësitë financiare, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenies së punonjësve.Sipas dakordimit të arritur, palët janë pajtuar që diskutimet e detajuara për kërkesat konkrete të punëtorëve të zhvillohen gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, ku do të shqyrtohen mundësitë reale për realizimin e tyre.
Nga “Trafiku Urban” është theksuar se menaxhmenti mbetet i hapur për dialog social të vazhdueshëm dhe bashkëpunim me përfaqësuesit sindikalë, me synim adresimin e drejtë dhe transparent të çështjeve që lidhen me të drejtat e punëtorëve, mirëqenien e tyre dhe stabilitetin afatgjatë të ndërmarrjes.
Në njoftim thuhet se, duke marrë parasysh gjendjen aktuale financiare dhe operacionale, kërkesat e punëtorëve do të mbeten në shqyrtim aktiv, ndërsa në momentin e përmirësimit të situatës financiare dhe sigurimit të të ardhurave të mjaftueshme për zhvillim të qëndrueshëm, ato do të trajtohen me prioritet, në bashkëpunim me sindikatën dhe organet kompetente.
Menaxhmenti ka falënderuar punonjësit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, si dhe qytetarët e Prishtinës për mirëkuptimin dhe besimin e vazhdueshëm ndaj shërbimit të transportit publik.
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar