Kolona të gjata automjetesh janë krijuar sot në rrugën Pejë–Prishtinë, duke shkaktuar ngarkesë të madhe në qarkullim dhe vonesa për drejtuesit e mjeteve.
Sipas disa fotove të publikuara nga Telegrafi, fluksi i automjeteve është rritur dukshëm në segmentin nga Parku i Biznesit deri në Sllatinë, ku vërehet ngadalësim i theksuar i lëvizjes.
Ngarkesa më e madhe raportohet në afërsi të kyçjes në autostradë për Veternik, ku automjetet lëvizin me ritëm të ngadaltë dhe herë pas here ndalen plotësisht.
Shoferët shprehen se pritjet kanë zgjatur deri tre orë, ndërsa në terren vërehet qarkullim i dendur sidomos në drejtim të Prishtinës.
Ende nuk dihet saktësisht shkaku i krijimit të kolonave, ndërsa qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative nëse kanë mundësi dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, sidomos pranë kyçjeve dhe daljeve të autostradës.
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...