Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur në takim kryetarin e Mitrovicës njëherësh edhe kandidatin për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamzaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Totaj tha se me Hamzën kanë diskutuar për planet e ardhshme të cilat sipas kryetarit të Prizrenit, kishin prioritet ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në vazhdën e kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati i PDK-së për kryeministër, miku im Bedri Hamza, vizitoi sot Prizrenin me kolegë dhe kisha kënaqësinë t’i pres në qendër të qytetit.
Si kandidat i subjektit politik të dëshmuar për progres, shtetndërtim e zhvillim, me z. Hamza diskutuam për planet që na presin në vijim, gjithmonë duke e pasur prioritet ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm social e ekonomik.
Qeverisja aktuale e PDK-së në Prizren është shembull se si duhen trajtuar çështjet me interes për publikun, gjë të cilën Partia Demokratike e Kosovës e ka praktikar gjatë 25 vjetëve të ekzistimit.
Do të vazhdojmë me të njejtin ritëm si në qeverisjen komunale, ashtu edhe në atë qendrore.
Bashkë për mirëqenie!/Arbresh.info
Mbi 61% të votave të numëruar, LVV e para bindshëm me 50.24%
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme