Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Montreal të Kanadasë, ku një grua nga Deçani është mbytur në pishinë derisa po tentonte të shpëtonte djalin e saj tre-vjeçar.
Policia atje kanë konfirmuar vdekjen e të dyve në vendin e ngjarjes, ndërsa mediumi CTV News raporton se fillimisht kishe rënë djali në ujë dhe më pas për ta shpëtuar, gruaja 34-vjeçare u fut në pishinë, por nuk dinte not, transmeton Arbresh.info.
Ndërsa kryetarja e bashkisë së Lachine, Maja Vodanovic, postoi në rrjetet sociale, duke thënë se aksidenti ishte “makthi më i keq”.
“Ishte një top që ra në pishinën nëntokësore që shkaktoi një sërë ngjarjesh që çuan në mbytjen e fëmijës 3-vjeçar dhe nënës së tij 34-vjeçare, e cila u përpoq ta shpëtonte, por për fat të keq nuk dinte të notonte”, tha ajo./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Tragjedi në Deçan – Tentoi ta shpëtojë djalin nga mbytja në pishinë, humb jetën bashkë me të
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...