Avokati Tomë Gashi, ka folur edhe një herë për Frashër Krasniqin e PSD’së i cili para disa ditësh akuzoi djalin e avokatit, Albin Gashin, se e ka sulmuar atë.
Si mysafir në Frontal në T7, Gashi ka thënë se Frashëri është dashur të ketë shenja në trup për të dëshmuar se djali i tij, Albin Gashi e ka sulmuar ish-deputetin e LVV’së.
“Një njeri që raporton një rast në polici dhe 30 minuta më vonë shkon në televizion dhe nuk ka shenja, ky është spektakël i tij i aranzhum”, ka thënë Gashi.
Po ashtu avokati Gashi ka thënë se Krasniqi ka gabuar duke menduar se Albin Gashi është si Milaim Zeka, të cilin para më shumë se dy viteve kishte sulmuar në studiot e Klan Kosovës.
“Nëse ka menduar që djali im është si Milaim Zeka-Znaqka e ka pas gabim”, ka thënë Gashi.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit