Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbetur përfundimisht jashtë listës së kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Gjykata Supreme ka dhënë vendimin e saj gjatë së premtes bazuar në ankesën e kësaj partie mbi vendimin e PZAP-së, në të cilin thuhet se Kurti bashkë me Albulena Haxhiun dhe Bajram Mavriqin nuk mund të certifikohen për t’i hyrë garës zgjedhore pasi ndaj tyre dënimi i formës së prerë ende nuk i ka kaluar tre vjet.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati I njohur nga Kosova, Tomë Gashi, rrëfeu se kush e ka fajin që Albin Kurti u la jashtë listës së deputetëve.
“Kryesuesja e KQZ-së, znj.Daka është aty prej 12 viteve dhe duket që haptas është parë në konferencën për median, që ajo u shndërrua në aktor aktiv politik, gjë që nuk është e lejuar, dhe ishte e qartë që anon nga partitë të cilat supozohet se janë ato kryesoret, që kanë faj për situatën në të cilën jemi për 20 vitet e fundit.”
Alban Dudushi: Kush janë ata? Për cilat bëhet fjalë?
Tomë Gashi: Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...