Policia e Kosovës dje e ka gjetur në Gjakovë një 18 vjeçare të komunitetit ashkali 10 ditë pasi ishte zhdukur.
Indeksonline kontaktoi me zëdhënësen e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj për më shumë detaje.
Ajo na e ka konfirmuar se 18 vjeçarja e zhdukur është përdhunuar nga xhaxhai i saj 56 vjeçar. Viktima besohet të jetë person me të meta mendore.
” Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56 vjeçar. Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor. Po ashtu viktima do të dërgohet në ekzaminim mjeksor me urdhëresë të prokurorit të çështjes.”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...