Partitë Politike mbrëmë kanë dorëzuar listat për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor, shkruan arbresh.info
Edhe këtë vit në listat e partive dominojnë meshkujt, partitë politike nuk e kanë përmbushur kuotën e 30 % femra.
Për dallim nga zgjedhjet e kaluara Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 22 tetorit do të kandidojë me tri gra. Në Mitrovicë do të jetë Valdete Idrizi, Pejë Sabiha Shala dhe në Mitrovicën e Veriut Gonxhe Çaushi.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë vetëm me një grua, ajo është Hyrijete Isufi kandidate për kryetare në komunën e Hanit të Elezit.
Edhe Nisma për Kosovë ka kandiduar një grua, ajo është Anila Kastrati kandidate për të marrë kreun e komunës së Gjilanit.
Alternativa do të kandidojë edhe për një mandat deputeten e zgjedhur Mimoza Kusari-Lila.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në listën e kandidatëve ka vetëm burra.
Për dallim nga zgjedhjet e viti 2013 këtë vit garojnë më pak femra, atëherë kishte rreth 10 kandidate ndërsa tani janë vetëm gjashtë.
Partia e cila kishte më shumë kandidate femra në zgjedhjet e kaluara ishte Vetëvendosja ku garonte në tri komuna me kandidate femra, më pas AKR me dy kandidate dhe AAK me një./arbresh.info/
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...
Kaja Kallas kërkon armëpushim për të shpëtuar Libanin nga ‘k...
Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700...
“Nuk kanë asnjë arsyetim”, Kusari-Lila dënon gju...
Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses lidhur me dekretin e...