Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit kryetari i LVV-së Albin Kurti, ka ndarë në rrjetet sociale një moment emocional me loken Xhemile Gashi nga Qyshku i Pejës, duke e cilësuar atë si burim frymëzimi dhe force morale.
Kurti ka treguar se lokja Xhemile, pasi kishte përfunduar librin e Marin Barletit “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut”, kishte vazhduar leximin e romanit “Procesi K.” të Rexhep Zogajt.
Ai theksoi se fjalët e saj “Nuk lëshojmë pe” janë shndërruar në slogan.
Në videon e publikuar nga Kurti, dëgjohen fjalët prekëse të lokes Xhemile, e cila gjatë tërë diskutimit ia mbanë dorën Kurtit dhe i drejtohet atij me shumë përzemërsi: “A mujte, a je lodh? Kurrë s’më ka pru kush lule. T’kom djalë vallahi, a je lodh boll, ishalla edhe punët e mira. Unë ty të du prej asaj dite që ke dal nga burgu, të du si me të pas djalë temin”.
Postimi i kryeministrit ka marrë reagime të shumta nga qytetarët, të cilët e kanë vlerësuar loken Xhemile si një figurë që përçon mesazh të fortë qëndrueshmërie dhe besimi.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...