Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në të gjitha institucionet.
Selmanaj shtoi se LDK-ja e kundërshton udhëheqjen e dialogut me Serbinë nga presidenti Hashim Thaçi, pasi, sipas tij, as Kushtetuta nuk ia jep një të drejtë të tillë.
“Qytetarët kanë humbur besimin në të gjitha institucionet. Ia keni vjedh besimin, ia keni marrë shpresën. Po ua kujtoj këtë. Secili njeri aq shumë është lodhur. Nëse e pyetni për Mitrovicë, thonë veç hiqma qafe se jemi lodhur prej kësaj pune. Me ia besuar Thaçit procesin e dialogut është sikur me ia besuar hajnit kuletën”, tha Selmanaj.
Kuvendi i Kosovës po vazhdon debatin parlamentar mbi dialogun me Serbinë./insajderi.com/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...