Në përvjetorin e parë të vdekjes së Faton Hajrizit, familja e tij ka zbuluar pllakatën përkujtimore të ngritur në nderim të tij.
Në këtë ceremoni të ndjerë, është lexuar edhe një letër prekëse e shkruar nga nëna e tij, e cila i është drejtuar djalit me fjalë të thella dhe plot emocion.
“Ti ishe i mitur dhe brenda atyre mureve u bëre burrë. Po them kështu se burrnia jote u tregua në moshën 14-vjeçare, sepse të jesh burrë s’duhet të jesh i moshuar, por duhet të jesh trim guximtar e njeri i besës dhe fjalës. Ti s’e tradhtove askënd ndërsa ty të tradhtuan gati të gjithë”, thuhet në letrën e nënës së Faton Hajrizit.
Faton Hajrizi u vra nga Policia serbe më 19 korrik, disa javë pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.
Ai dyshohet se kishte vrarë një polic serb dhe kishte plagosur një tjetër në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...
Zbulohen planet që ka Mourinho me talentin brazilian, Endric...
Italia: Konfliktet globale po testojnë qëndrueshmërinë e NAT...
Sipas MARCA-s, Perez është i gatshëm t’i bëj ofertë ma...
Irani njofton për ndalje të sulmeve ndaj Izraelit