Thomas Szunyog emërohet si Përfaqësues i ri Special i BE-së

13:32 | 30 Korrik 2020

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka emëruar Thomas Szunyog  shef të ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Detyrën si shef i ri i zyrës së BE-së do ta marrë nga 1 shtatori 2020 deri më 31 gusht 2021, raporton arbresh.info

Ai do të zëvendësojë Natalya Apostolovan e cila ishte në krye tëkësaj detyre që nga 20 korriku i 2016-ës.

EUSR luan një rol kryesor në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multi-etnike, përfshirë forcimin e stabilitetit në rajon dhe kontributin në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor. EUSR promovon një Kosovë që është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e pakicave dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare.

EUSR mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara