Një person është therrur me thikë në orët e mbrëmjes të së shtunës në Gjilan.
Lajmin për Klanin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka treguar se i lënduari fillimisht ka kërkuar ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan, por për shkak të natyrës së lëndimit ai është dërguar në Qendren Klinike Universitare të Prishtinës.
Policia, ka treguar Hashani, është në kërkim të të dyshuarit, i cili është i njohur për forcat e rendit.“Arrestimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt”, ka treguar Hashani për Klan Kosovën.
Dëshmitarët e rastit i kanë thënë Klanit se gjendja e të lënduarit ka qenë shumë e rëndë.Sipas dëshmitarëve, ambulanca është vonuar shumë deri sa ka ardhur në vendin e ngjarjes për ta trajtuar të lënduarin.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës