Një person ka mbetur i plagosur pas përfshirjes në një përleshje fizike që ka ndodhur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha arbresh.info se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.
Lidhur me këtë rast janë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./arbresh.info/
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij