Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte në Aktash të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili pohoi se një person është lënduar nga një mjet i mprehtë.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor” deklaroi Pllana.
Ky i fundit bëri me dije se policia po e heton rastin.
“Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa në koordinimin me prokurorin e Shtetit po zhvillohen procedurat e mëtejme hetimore” shtoi Pllana
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë