Dy nxënës të shkollës ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë janë përleshur mes vete gjatë ditës së marte.
Si pasojë njëri nga ta është therur me thikë.
Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona, ndërsa njëri nga ta është ndaluar në mbajtje për 24 orë.
Lajmin për arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj theksoi se është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor”.
“Sot është raportuar se dy të mitur kishin sulmuar njëri tjetrin fizikisht dhe njëri nga ta kishte pësuar lëndim (dyshohet nga një mjet i mprehtë). Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se rasti ka ndodhur derisa ata kishin qenë duke shkuar në shkollë. Lidhur me rastin janë arrestuar 4 persona. Me vendim të Prokurorit të Shtetit njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 24 orë dhe është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor”, tha Elezaj.
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll