Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë” në Skenderaj.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, dy të dyshuarit pas një mosmarrëveshje verbale me një person tjetër, e kanë sulmuar dhe therë me thikë viktimën.
Rasti sipas Zahitit ka ndodhur të martën rreth orës 10:15 në Skenderaj.
“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur me viktimën mashkull kosovar, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë” tha Zahiti për Arbresh.info.
Sipas tij, viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Ndërsa, me vendim të prokurorit, Zahiti thotë se njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje. /Arbresh.info/
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...
Kuba ndalon furnizimin e avionëve me karburant, thellohet kr...
Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së
Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...