Një 46 vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje nё tentativë” .
Policia, bën të ditur se i dyshuari E.B 46 vjeçar është arrestuar sot, pasi një natë më parë kishte therë me thikë një person në rrugën “ Haki Povataj ” në Deçan, raporton Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor Deçan, me datë 11. shkurt 2024 rreth orës 22:40, është informuar se në rrugën “ Haki Povataj ” në Deçan ka ndodhur një incident. Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion kanë kuptuar se gjatë përleshjes i dyshuari e kishte lënduar viktimën me mjetë të mprehtë ( Brisk) me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë”, bënë të ditur policia.
Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Arbresh.info/
Njoftimi i plotë
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...