Një person ka ndërruar jetë pasi është therur me thikë në Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Pjetër Budi”.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se A.H., 41 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas i njëjti nuk ka arritur të i përballoj plagët e marra dhe ka vdekur.
“Sot rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull 41vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ajo.
Ahmeti ka shtuar se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
Xuxi informon Drilonin se Gresa e Xheneta po planifikojnë di...
Haradinaj flet me Terras për forcimin e pozitës ndërkombëtar...
Austria dhe Greqia i bashkohen vendeve që bllokojnë kërkesat...
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogë...
Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj ...
Përfundon seanca dëgjimore për Man Cityn në lidhje me akuzat...