Policia ka njoftuar se mbrëmë në Ternovë të Skenderajt është arrestuar një person i dyshuar, pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka therur me një mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull.
Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”. Viktima është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“VRASJE NË TENTATIVË – Ternovë, Skenderaj / 29.08.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me një mjetë të mprehtë (thikë) viktimën m/k. Viktima është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...