Një person është therur me thikë në rrugën “Bedri Bajrami” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Ndaj këtij rasti janë intervistuar palët, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Rr. Bedri Bajrami- Prishtinë 03.01.2024 – 11:25. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që dyshohet se nga pakujdesia është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë